Hoti: BE-ja ktheu luftimin e korrupsionit si kusht për liberalizmin e vizave

Prishtinë | 19 Dhj 2017 | 16:38 | Nga

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti ka adresuar kritika ndaj qeverisë aktuale, duke thënë se Kosova ka qeverinë më të dobët që nga shpallja e pavarësisë.

Sipas Hotit, qeveria e udhëhequr nga Ramush Haradinaj gjatë 100- ditëshit të saj nuk ka arritur të shtyjë asnjë projekt madhor përpara, ndërsa thotë se Bashkimi Evropian e ka kthyer luftimin e korrupsionit si kusht për liberalizmin e vizave, kusht ky që sipas Hotit ishte hequr gjatë qeverisjes së Isa Mustafës.

Postimi i plotë i Hotit në Facebook:

Kosova ka qeverinë më të dobët dhe më të brishtë që nga shpallja e pavarësisë. Mënyra si është themeluar koalicioni qeverisës e determinon progresin e dobët të qeverie. Me këtë përbërje që ka Qeveria, asnjë projekt madhor nuk mund të shtyjë përpara. Presioni nga partnerët e vegjël të koalicionit është e natyrshme që e bënë qeverinë jofunksionale. Këto 100 ditë të qeverisjes njihen vetëm për numrin enorm të zëvendësministrave, gati nga një në ditë i emëruar, dhe nuk dihet kur do të përfundojë. Nuk kemi parë asnjë nismë madhore legjislative që ka nisur kjo qeveri. Vendi po shënon stagnin. Luftimi i korrupsionit, si kusht për liberalizim të vizave, është kthyer prapë nga Bashkimi Evropian. Ky kusht ishte hequr gjatë Qeverisë Mustafa pasi konsiderohej se Qeveria kishte treguar përkushtim serioz në luftimin e kësaj dukurie gangrenë për shoqërinë dhe shtetin e Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme