Hoti i nderuar që i prin listës së doktorëve të shkencave

Prishtinë | 31 Maj 2017 | 19:46 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Sekretari për Marrëdhënie me Jashtë i Partive Popullore Evropiane (PPE), Patrick Voller, ka thënë të mërkurën në Prishtinë, se kryeministri i ardhshëm i Kosovës, Avdullah Hoti, pas fitores në zgjedhje do të vazhdojë sukseset e kryeministrit Mustafa në Qeverinë e Kosovës.

“Jemi shumë krenar që LDK është pjesë e familjes së madhe evropiane – Partive Popullore, njëherësh edhe grupimi më i madh politik në Evropë. Rrugës për në Prishtinë është edhe presidenti ynë, Joseph Daul, i cili po vjen për të shprehur përkrahje për LDK-në. E falënderoj kryeministrin Mustafa për punën që ka bërë në Kosovë dhe po ashtu falënderoj për punën e madhe që ka bërë për Prishtinën”, ka thënë Voller.

Ai ka shtuar se jam i bindur në fitoren tuaj dhe ju dëshiroj sukses partnerëve të koalicionit.

Kandidati për kryeministër nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, gjatë takimit me qytetarët e lagjes “Kodra e Trimave” në Prishtinë ka thënë se është i nderuar që i prinë listës prej doktorëve të shkencave dhe magjistrave.

“Ky koalicion është zgjidhja e vetme për të ardhmen e Kosovës. Ne kemi marr vlerësime ndërkombëtare si qeveria më e mirë”, ka thënë Hoti.

Hoti tha se është i vetëdijshëm që ka shumë punë për të bërë dhe këtë punë do ta filloj me 12 qershor. Ndërsa kryeministri në detyrë Isa Mustafa tha se LDK-ja gjithmonë ka fituar në “Kodrën e Trimave”, sepse gjithmonë trimat fitojnë.

Ai kërkoi nga simpatizantët që të kërkojnë votën shtëpi për shtëpi dhe derë më derë për shkak se sipas tij, Kosova është në nevojë të një qeverisje dinjitoze siç është programi i koalicionit LDK-AKR-Alternativa.

“Unë kërkoj nga ju që ta sjellim fitoren ne kërkojmë që PDK, AAK-së dhe Vetëvendosjen ti mundim bashkërisht”, është shprehur Mustafa.

Kryetari i degës së LDK-së në “Kodrën e Trimave”, Ismet Beqiri tha se numri 16 është një numër i shenjtë për koalicioni LDK AKR Alternativa.

Pacolli: Mjaft me agoninë 18 vjeçare

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, doli në skenë i shoqëruar nga vajza e Presidentit historik të Kosovës Ibrahim Rugova, Teuta Rugova, duke i shprehur kështu mirënjohjen më të thellë për jetën e veprimtarinë e presidentit historik Dr.Ibrahim Rugova.

Pacolli ju ka bërë thirrje qytetarëve të pranishëm që të votojnë për të ardhmen dhe për perspektivën e Kosovës.

“Deri tash Kosova është dhunuar, zhvatur e keqtrajtuar, ky është fundi. Koalicioni i territ duhet të largohet, tash është koha për njerëz të dijës dhe për njerëz qe e duan qytetarin e Kosovës”, ka thënë i pari i AKR-së dhe ka shtuar se koalicioni AKR-LDK-LD-Alternativa ka përgatitur një program të dinjitetshëm, i cili do ta trefishojë buxhetin dhe do ta rrisë GDP-në.

“Do të krijojmë grupe proaktive të cilët do të punojnë me idetë tuaja dhe do t’i financojnë ato. Prandaj dilni votoni për të ardhmen tuaj, ky koalicion i ka njerëzit e dijshëm dhe me duar të pastra”, ka thënë më tutje Presidenti Pacolli.

Të ngjashme