Hoti: Janari vonë për të gjetur zgjidhje për presidentin

Rahovec | 21 Dhj 2020 | 13:58 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se janë duke u munduar që të organizojnë sa më shpejt që të jetë e mundur takimin me partitë politike sa i përket çështjes së presidentit, raporton Ekonomia Online.

Gjatë një vizite në Rahovec, Hoti ka theksuar se edhe janari është vonë për të gjetur një zgjidhje lidhur me çështjen e presidentit.

“Kushtetuta është e qartë, maksimum që mund të vazhdojë kjo situatë është gjashtë muaj por ne nuk do të presim gjashtë muajit, unë besoj që edhe janari është vonë për të arritur marrëveshje”.

Kur foli për dialogun me Serbinë, ai tha se nëse nuk arrihet njohja e ndërsjellë, Kosova do të vazhdojë si shtet i pavarur, raporton EO.

“Dialogu si proces është çështje muajsh, do të vijojmë te fundi shumë shpejtë, nëse nuk e arrijmë njohjen e ndërsjellët, Kosova do të rrugëtojë si shtet i pavarur”.

Lidhur me shkarkimin e drejtorit të AKI-së, ai ka thënë se është vendim shtetëror i bazuar në Kushtetutë.

Këto komente Hoti i bëri kur bashkë me ministrin e Bujqësisë, vizituan “Bodrumin e Vjetër” në Rahovec, ku u njohën me problemet.

“Këta prodhues kanë marrë mbështetjen maksimale tonën por edhe të bashkëpunëtorëve ndërkombëtarë”.  

“Prodhimi i verës është mjaft i madh në vit, dhe kanë certifikim ndërkombëtar”.

Ruzhdi Haxhijahja, tha se pandemia u ka shkaktuar dëme sa i përket edhe konsumit dhe prodhimit.

“Në këtë nivel kemi arritur t’i zbresim çmimet dhe të rrisim kapacitetin”.

Përderisa mbështetje atij i kanë garantuar Hoti e Mustafa, raporton EO.

Të ngjashme