Hoti: Janë bllokuar të gjitha investimet, edhe në pandemi ka pasur më shumë projekte

Prishtinë | 01 Tet 2022 | 16:26 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka kritikuar Qeverinë Kurti se ka bllokuar investimet kapitale në gjithë Kosovën, të cilat kurrë nuk kanë qenë më të ulëta.

Në një postim në Facebook, deputeti i LDK-së ka shkruar edhe në kohën e pandemisë është punuar më shumë në projekte në gjithë Kosovën.

POSTIMI I PLOTË:

I kanë bllokuar investimet kapitale në gjithë Kosovën, të cilat kurrë nuk kanë qenë më të ulëta.

Edhe në kohën e pandemisë është punuar më shumë në projekte në gjithë Kosovën.

I kanë palosur mbi 700 milionë euro në llogari bankare të Qeverisë.

E tash marrin kredi 47 milionë euro për ndihma sociale, prej të cilave 15 milionë janë për pagesat e bëra për ndihma sociale për janar, shkurt dhe mars 2021, kur ka qenë pandemia, të cilat pagesa po bëhen gati dy vite që janë kryer.

Edhe kanë fytyrë të kërkojnë votat e opozitës për ratifikimin e kredisë në Kuvend.

Ky është dështim total. Është dëm i madh për vendin çdo ditë që kjo klasë politike e paaftë dhe e mbrapshtë mbetet në qeverisje. Është e pafalshme të lejohet edhe më tutje kjo lloj qeverisjeje.

Të ngjashme