Hoti: Jemi në momentin më të mirë gjeostrategjik ndërkombëtar që nga shpallja e pavarësisë

Ilustrim
Prishtinë | 09 Sht 2020 | 21:36 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, tha se nuk ka pasur frikë se do të ndodhë ndarja e Kosovës në Uashington. Ai thotë se tani Kosova është në pozitën më të mirë gjeostrategjike që nga shpallja e pavarësisë.

“Nuk e di pse kemi nevojë të kthehemi në garën e brendshme elektorale”.

“Jemi në momentin më të mirë gjeostrategjik ndërkombëtar që nga shpallja e pavarësisë”, tha Hoti në T7.

“Nuk kemi pasur frikë që do të ndodhë ndarja e Kosovës. Ndoshta në fillim të punës sime, ato dy-tri ditët e para. Por më pas jo. E dini unë nuk kam pasur asnjëherë punë të larta shtetërore, kam qenë vetëm Ministër i Financave. Kemi shkuar në dialog me parime. Ato kanë qenë jo kreativitet me marrëveshje, jo asosacion me kompetenca ekzekutive, jo shkëmbim territoresh por marrëveshje që dërgon në ulëse në OKB, njohje nga pesë shtetet tjera anëtare të BE’së dhe njohja reciproke”, përfundon ai.

Të ngjashme