Hoti kërkon masa urgjente ndaj zyrtarëve policorë që e keqpërdorin detyrën

Prishtinë | 01 Shk 2021 | 09:35 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti ka pritur në takim Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti dhe Kryeshefin Ekzektuiv të Inspektoratit të Policisë së Kosovës Kushtrim Hodaj.

Kryeministri Hoti nga Mehmeti dhe Hodaj kërkoi që menjëherë, të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme ndaj çdo zyrtari policor i cili keqpërdorë detyrën, duke theksuar se këto sjellje janë të papranueshme.

Kryeministri Hoti kërkoi nga Inspektorati Policor të trajtojë me shumë përkushtim të gjitha ankesat e qytetarëve që vijnë në adresë të policisë, të jenë këmbëngulës dhe të pakompromis në respektimin e etikës dhe sjelljes profesionale të policisë.

Kryeministri Hoti, theksoi se nuk duhet lejuar që rastet e izoluara të dëmtojnë imazhin e policisë së Kosovës, institucionit më të besuar nga qytetarët për vite me radhë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme