Hoti kërkon nga deputetët ta mbështesin projektligjin për rimëkëmbje ekonomike

Prishtinë | 05 Gus 2020 | 13:54 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti pas miratimit të projektligji për rimëkëmbje ekonomike nga Komisionit për Buxhet dhe Financa, ka thënë se po krijohen kushte për zbatim të plotë të pakos ekonomike.

Hoti  përmes një postimi në Facebook ka falënderuar anëtarët e këtij komisioni për mbështetje të këtij projektligji, ndërsa u ka bërë thirrje edhe deputetëve që ta miratojnë në Kuvend.

Postim i plotë i tij:

Po krijohen kushtet për zbatim të plotë të pakos për rimëkëmbje ekonomike

Sot, në Komisionit për Buxhet dhe Financa, është miratuar dhe përcjell për seancë projektligji për rimëkëmbje ekonomike. I falënderoj të gjithë anëtarët e Komisionit për mbështetje. I lus të gjithë deputetët që të mbështesin këtë projektligj në seancë, në mënyrë që të miratohet para se Kuvendi të shkojë në pushim veror.

Programi për rimëkëmbje ekonomike financohet nga tre burime: (1) mjetet nga buxheti i rregullt, (2) marrëveshjet ndërkombëtare dhe (3) ligji për rimëkëmbje ekonomike. Dy të parat tanimë janë miratuar, për të cilën gjë jam falënderues ndaj të gjithë deputetëve.

Me buxhetin e vitit 2021, do të zhvillohen masa të tjera dhe do të vazhdojnë disa nga masat ekzistuese, si dhe do të identifikohen instrumente financiare shtesë për të mbështetur rimëkëmbjen ekonomike.

Jemi në rrugë të mbarë për të mobilizuar shumën prej 1.2 miliardë euro për rimëkëmbje ekonomike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme