Hoti kërkon që Thaçi ta zhbllokojë KQZ-në, presin ndryshime në Platformën për dialog me Serbinë

Prishtinë | 08 Qer 2018 | 11:26 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Avdullah Hoti, ka kërkuar nga presidenti Hashim Thaçi që sa më shpjet të emëroj anëtarët e Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), raporton Ekonomia Online.

“Presidenti i ka bllokuar KQZ-së dhe është hera e parë qe ndodhë kjo që nga themelimi. Presidenti nuk është duke e kryer detyrën e tij kushtetuese ku duhet të pranoj propozimet nga subjektet politike. Mos funksionalizimi i KQZ ka ndikuar negativisht qe dy muaj në Kuvendet komunale. Ne kërkojmë që presidenti të emëroj anëtarët e KQZ”.

Hoti në konferencë javore të kësaj partie ka përsëritur qëndrimin e kësaj partie sa i përket platformës së dialogut me Serbinë. Por ai tha se janë duke pritur që të ketë ndryshime në Platformën e re.

“LDK është parti opozitare dhe ne jemi partia e parë që e kemi mbështetur dialogun por jemi parti opozitar. Lidhur me këtë platformë ajo nuk e ka mbështetjen tonë do të presim çfarë do të ndodhë me platformën tjetër”.

Ai gjatë kësaj konference ka folur edhe për 53 milionët që Ministria e Infrastrukturës i ka dhënë kompanisë “Bechtel&Enka” ku e ka quajtur keqpërdorim të parës publike.

Hoti ka folur edhe për shqetësimet lidhur me draft-statusin e Trepçës, raporton EO.

“Rritja e rreziqeve  fiskale paqëndrueshmëria e financave publike. rritja e rreziqeve fiskale do të ketë pasoja në vitet e ardhshme dhe do t’i dëmtoj qytetarët. Ndërkaq mungesa e reformave në sektorin provat do ta rris papunësinë”.

“Me statutin e Trepçës, ligji për Trepçën që është bërë në vitin 2016 e ka shpëtuar atë nga likuidimi. Javën që shkoj qeveria e k miratuar një draft status. Punëtorët janë shprehur të pakënaqur me Mos adresimi I duhur i problemeve të punëtoreve dhe mos përfshirja e te gjitha aseteve të Trepçës. Ne kemi nisur procedurën në kuvend për një raportim të aksionarit për tu siguruar që statusi që vije në kuvend për aprovim do ti adresoj të gjitha çështjet”.

Të ngjashme