Hoti: Kjo Qeveri nuk ka zot shtëpie

Prishtinë | 05 Kor 2019 | 15:43 | Nga Ekonomia Online

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka kritikuar, sipas tij “mosorganizimin” mes kryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme.

Ai ka thënë se Qeveria aktuale duhet të rrëzohet për një qeveri të re.

Postimi i plotë:

Kosova ka nevojë për KRYEMINISTËR. 
Kjo Qeveri nuk ka zot shtëpie.

Pacolli iu ndalon hyrjen në Kosovës zyrtarëve të Serbisë. Në anën tjetër, Haradinaj thotë se ky është lajmi i rremë. Duket qartë se ky vendim i Pacollit është marrë pa konsultim me Haradinajn.

Kështu nuk udhëhiqet Qeveria e Republikës së Kosovës. Kryeministrin nuk e konsultojnë ministrat për vendimet që kanë ndikim përtej ministrive respektive. Secili ministër vepron për hesap të vetin.

Të ngjashme