Hoti: Korrupsioni luftohet duke marrë vendime vetëm me ligjet në fuqi

Prishtinë | 10 Dhj 2018 | 19:06 | Nga Ekonomia Online

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka theksuar se
“Korrupsioni luftohet duke marrë vendime bazuar vetëm në ligjet në fuqi”.

Me këtë rast Hoti, tha se “Përdorimi i pozitës për t’i krijuar favore vetes dhe bashkëpunëtorëve, siç ka vepruar qeveria aktuale duke rritur pagat për zyrtarët qeveritarë përmes një vendimi arbitrar, është vetëm ‘institucionalizim’ i korrupsionit, ose mbulim i korrupsionit me vendime të Qeverisë.”

Sipas tij praktikat e tilla po e thellojnë hendekun në mes të qytetarëve dhe zyrtarëve publik.

Këto komente ai i bëri në kuadër të “Javës kundër Korrupsionit”.

Aktivitetet e kësaj jave të ekzekutivit ai i quajti “ një paradoks”, shkruan Avdullah Hoti, përcjellë Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme