Hoti, Kusari-Lilës: T’i sa herë që i ndërron ulëset i ndërron pozicionet e tua

Prishtinë | 16 Tet 2020 | 13:27 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, në seancën e sotme të Kuvendin i kërkoi sqarime kryeministrit, Avdullah Hoti lidhur me zotimin e tij në Ëashington për minischengenin ballkanik.

Me këtë rast Kusari Lila e pyeti Hotin se si e sheh zbatimin e kësaj marrëveshje, marrë parasysh kundërshtimet që ai kishte për këtë proces para se ta merrte mandatin.

“Në listën e zotimeve më 4 shtator, kryeministri Hoti e ka nënshkruar një zotim për Kosovën që t’i bashkëngjitet iniciativës së Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë duke shkuar në kundërshtim me gjitha argumentet me peshë ekonomike që vet i ka thënë prej vitit 2016. Ndërsa siç e përmenda më herët keni deklaruar se nuk është minischengen i Novisadit, por është amerikan. Për çfarë minischengeni keni folur, cilat janë rregullat dhe parimet e kufijve me minischengenin ballkanik, si do të rregullohet lëvizja e mallrave? Po më intereson se si e shihini ju zbatimin e minischengenit përkundër gjitha argumentet që i keni dhënë në kundërshtim me këtë proces”, pyeti Kusari – Lila.

I menjëhershëm ishte reagimi i kryeministrit, Avdullah Hoti i cili theksoi se Kosova është zotuar në Ëashington se do të marrë pjesë në draftimin e kësaj nisme, por që do të jetë palë e barabartë me gjitha vendet e tjera.

“Kemi pas plot debate për këtë çështje, disa herë në këtë Kuvend edhe me juve e nderuar deputete. Për minischengenin nuk ka marrëveshje as në mesin e atyre tre vendeve që e kanë iniciuar këtë çështje. Tash do të diskutojmë për të çuar përpara këtë nismë. Atë që mund të garantoj është që Kosova do të merr pjesë në këtë nismë vetëm si palë e barabartë”, tha Hoti.

Tutje Hoti shtoi se “unë nuk i ndërroj pozicionet, ti e di mirë këtë, por t’i sa herë që i ndërron ulëset i ndërron pozicionet e tua”.

Të ngjashme