Hoti lavdëron përbërjen e kandidatëve të LDK-së për deputetë

Prishtinë | 13 Sht 2019 | 10:02 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, është mburrur me përbërjen që ka LDK-ja në garën për deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Në mesin e tyre thotë se janë 18 kandidatë me doktoraturë, 26 me magjistraturë e shumë tjerë nga fusha të ndryshme.

“LDK me listën më të mirë, me 18 kandidatë me doktoraturë dhe 26 me magjistraturë. Në listë janë 33 nga ekonomia, inxhinieria, ndërtimtaria, financat dhe afaristë të suksesshëm, 17 nga drejtësia, 31 nga arsimi, kultura dhe sporti, 11 nga shkencat politike dhe marrëdhëniet ndërkombëtare dhe 16 ekspertë shëndetësorë. Këta do të zbatojnë Programit Qeverisës të LDK-së për: qeverisje efikase, zhvillim të familjes, punësim, arsim dhe shëndetësi, dhe partneritet ndërkombëtarë. Do të jenë zë i fuqishëm në Kuvendin e Kosovës për të mbrojtur interesat e qytetarëve dhe për të mbikëqyrur punën e Qeverisë. Disa prej tyre me ekspertizë të lartë do të jenë në ekzekutiv për të zbatuar programin qeverisës”, ka shkruar Hoti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme