Hoti: LDK-AKR-Alternativa frikësoi koalicionin e natës

Prishtinë | 26 Maj 2017 | 17:38 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lagja me degën e parë të LDK ne Prishtinë njëherësh edhe lagja me përkrahësit më te mëdhenj të kësaj partie ka pritur kryetarin e LDK, Isa Mustafa dhe kandidatin për kryeministër Avdullah Hoti, nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa.

Kandidati për kryeministër Avdullah Hoti tha se Dega e parë e LDK-së është ajo që i jep frymë secilës degë, raporton Ekonomia Online.

“Kam nderin t’i prij kësaj liste me 30 doktor shkence e me shumë të tjerë. Kjo është lista që i ka frikësuar të tjerët për të formuar koalicione të territ, te natës siç po quhen tash”, ka thënë Hoti.

Ai ka treguar që janë të vendosur për të quar Kosovën përpara.

“Kemi përgatitur detyra puna që do t’i bëjmë nga data 12 qershori e tutje. Pres që 11 qershori të na shpallë fitues, kjo duhet të ndodhë për të mirën e fëmijëve tanë që t’ia kthejmë shpresën e këtij populli” ka thënë Hoti.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa tha se çdo herë qe kanë filluar nga Kodra e Trimave “na ka dalë për të mirë”.

“Ne e kemi nda mendjen me fitu e me dal të paret sepse Lidhja Demokratike ka dal e para, sepse e kemi përkrahjen e juaj. Nuk dyshoj fare sepse ne do të kemi për përfshirjen e plotë të juajën që Avdullah Hoti do jetë kryeministri i ardhshëm”, a thënë Mustafa.

Ai i cili i priti si në shtëpinë e tij, ishte kryetari i degës Ismet Beqiri i cili tha se janë të bindur që të dalin fitues edhe në zgjedhjet që na presin.

“Jemi forcë e mirë punëtore, gjithashtu edhe lideri Isa Mustafa ka punuar dhe do të punojë vazhdimisht njëjtë sikurse kandidati për kryeministër Avdullah Hoti. Rezultatet frikësuan të tjerët, por ne nuk do të ndalemi”, ka thënë Beqiri duke bërë të ditur që janë mobilizuar edhe për zgjedhjet lokale.

“Ata që nuk respektojnë marrëveshjet na bëjnë neve që t’i qëndrojmë gati çdo sfide institucionale”, ka përfunduar Beqiri.

Të ngjashme