Hoti: LDK-ja e ka për obligim që të ruaj rendin dhe orientimin perëndimor në këtë shoqëri

Prishtinë | 20 Jan 2021 | 21:48 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, sot ka takuar strukturat e degës së IV-të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prishtinë.

Kandidati për Kryeministër nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti, falënderoi kryesinë, anëtarët dhe simpatizantët e kësaj dege, për angazhimin e tyre dhe mobilizimin për fitoren e LDK-së.

“Lidhja Demokratike e Kosovës ka vizionin e saj të qartë, e që orientimi është perëndimi. Qeveria e Kosovës ka arritur të ruajë këtë kurs pro-perëndimor duke promovuar kulturë të lartë politike që qon në progres perëndimor”, tha kryeministri Hoti.

Ai shtoi se, vendi ynë ka vite që po përballet me një gjuhë që po përpiqet të lëkund këtë shoqëri nga orientimi pro-perëndimor, prandaj Lidhja Demokratike e Kosovës e ka për obligim që të organizohet fuqishëm në mënyrë që të ruajë rendin dhe orientimin perëndimor në këtë shoqëri.

Gjatë këtij takimi, kryeministri Hoti informoi të pranishmit për punën e Qeverisë, duke theksuar se pandemia dhe problemet ekonomike të vendit, kanë qenë sfida shumë të mëdha, por që kanë arritur të menaxhohen shumë mirë nga ana e qeverisë.

Ndër të tjera, Kryeministri Hoti theksoi se, vendimi që ushtria e Kosovës do të rreshtohet përkrah asaj të SHBA-së në misione paqeruajtëse jashtë vendit, si dhe marrëveshja e Uashingtonit, kanë vulosur konsolidimin e shtetësisë së Kosovës.

Në fund të takimit, Kryeministri Hoti, bëri thirrje për mobilizim të strukturave dhe të anëtarësisë që të votojnë kandidatët për deputetë nga dega e IV-të, të cilët e pasurojnë tej mase listën e LDK-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme