Hoti: LDK-ja sot prezanton Konventën për Arsim

Prishtinë | 29 Sht 2019 | 08:58 | Nga Ekonomia Online

Avdullah Hoti, kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë se sot kjo parti do të prezantojë Konventën për Arsim.

Ai deklaroi se në programin e tyre kanë që pjesëmarrja në arsimin parashkollor do të rritet.

“Sot, në Konventën për Arsim të LDK-së, prezantojmë programin tonë për arsimin. Bashkë me ekspertë të arsimit, si dhe njerëz që gjithë jetën e kanë kaluar në arsim, do të diskutojmë masat që do të ndërmarrim në arsim në qeverinë e re”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Ja postimi i plotë i tij:

Sot, në Konventën për Arsim të LDK-së, prezantojmë programin tonë për arsimin. Bashkë me ekspertë të arsimit, si dhe njerëz që gjithë jetën e kanë kaluar në arsim, do të diskutojmë masat që do të ndërmarrim në arsim në qeverinë e re.

Nuk do të ketë më eksperimente me nxënës, por politika afatgjate. Gjithë përfshirja në arsim nga mosha 4 vjeçare dhe cilësia e arsimit në të gjitha nivelet janë dy shtyllat e qeverisjes tonë në arsim.

Pjesëmarrja në arsimin parashkollor do të rritet. Objektet shkollore do të marrin rolin e organizimit të jetës në komunitet, me biblioteka e aktivitete kulturore e sportive për të gjithë nxënësit. Tekstet mësimore do të përgatiten nga profesionistët më të mirë. Arsimi profesional do të avancohet, duke u ndërlidhur me bizneset.

Shërbimet për orientim në karrierë do të ndihmojnë nxënësit dhe studentët të orientohen drejt nevojave të tregut të punës. Arsimi i lartë do të ristrukturohet tërësisht. Financimi do të jetë adekuat për të zbatuar këto politika.

Të gjitha këto masa do të përfshihen në PROGRAMIN NACIONAL TË ARSIMIT 2020-2030, që do të miratohet në Kuvendin e Kosovës për të marrë fuqinë ligjore, që të pamundësohen eksperimentet me fëmijët tanë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme