Hoti: LDK largohet nga qeverisja nëse s’ka përkrahje ndërkombëtare

Prishtinë | 27 Shk 2020 | 21:06 | Nga Ekonomia Online

Zv/kryeministri i parë, Avdullah Hoti sonte në Pressing ka thënë se nëse Qeveria Kurti nuk e ka mbështetjen ndërkombëtare, LDK largohet nga qeverisja.

‘’Në një Qeveri të tillë nuk rri  LDK nëse nuk është mbështetja e SHBA-së. Një Qeveri e cila nuk ka raport ndërkombëtar nuk mund të çojë agjendën e Kosovës. Nuk kemi asnjë interes të rrijmë në një Qeveri e cila nuk e çon përpara axhendën e vendit’’.

‘’Nëse merren masa për taksë e reciprocitet,  pa dakordim ndërkombëtar, neve na izolojnë si Qeveri’’.

Të ngjashme