Hoti: Letra e Biden tregon pozicionin e fuqishëm të ShBA-së kundër politikave të Serbisë ndaj Kosovës

Prishtinë | 08 Shk 2021 | 13:47 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Njohësi i çështjeve politike, Afrim Hoti, në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë që letra e presidentit të ShBA-së Joe Biden drejtuar qeverisë së Serbisë, tregon pozicionin e fuqishëm të amerikanëve kundër politikës së tyre ndaj Kosovës.

“Po padiskutim është njëri ndër momentet më të mira, në veçanti pas faktit që busulla orientuese e politikës kosovare ka humb tash e sa kohë për shkak të qeverisjeve të dobëta në për të cilat po kalon vendi, dhe letra respektivisht pozicioni i presidentit të ri amerikan pa asnjë diskutim shpërfaq pozicionin dhe diskursin e pandryshueshëm të politikës amerikane dhe nëse kjo vije në moment solemn në momentin e urimit për ditën kombëtare të Serbisë para së gjithash tregon pozicionin shumë të fuqishëm dhe shumë të qartë të amerikanëve kundrejt kësaj problematike dhe jep sinjalin po ashtu shumë të qartë dhe shumë të fuqishëm për politikën serbe që një ballkan i qëndrueshëm me raporte shumë të fuqishme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mund të vinte vetëm në ato raste kur do të kishim normalizim të raporteve dhe njohje reciproke Serbi-Kosovë”, tha ai.

Tutje Hoti tha që më e rëndësishmja nga krejt kjo është që të ruhet partneriteti me amerikanët dhe që Kosova të bëjë përpjekje për të krijuar stabilitet dhe qeverisje të mirë.

“E para e punës fitorja më e madhe është partneriteti strategjik, dhe vazhdimësia e këtij partneriteti me amerikanët, për faktin që dimë pozicionin dhe forcën e ShBA-ve në këtë drejtim dhe nëse kësaj i shtohet ky kontestimi i vazhdueshëm juridik dhe politik ndërkombëtar për Kosovën, mendoj që është në vetvete fitore e madhe. Kosova pa asnjë diskutim duhet të bëjë përpjekjet e veta dhe hapat më të fuqishëm që ka në potencialin e vet, për të krijuar stabilitet dhe qeverisje të mirë, për të ruajtur dhe kultivuar raportet me ShBA-të, dhe përtej këtyre raporteve të kërkojë nga shtetet e tjera që të heqin dilemat dhe eventualisht t’i japin njohjen për Kosovën, në mënyrë që të paktën brenda administratës së ardhshme ose mandatit të presidentit aktual amerikan të fiton pozitën e vet krejtësisht të barabartë me shtetet e tjera duke marrë edhe ulsën në Kombet e Bashkuara”, deklaroi ai.

Të ngjashme