Hoti: Ligji për Pagat në sektorin publik nuk respektohet në parim

Prishtinë | 01 Shk 2019 | 09:04 | Nga Ekonomia Online

Avdullah Hoti, shefi i grupit parlamentar të LDK-së, ka thënë se Ligji për Pagat në sektorin publik nuk respektohet në parim.

Statusi i plotë:

Ligji për pagat në sektorin publik nuk respektohen parimin “pagë e njëjtë për punë të njëjtë” apo parimet tjera parapara në nenin 3.

Arsimtarët e shkollës së mesme paguhen sa truproja, e cila përveç pagës merr edhe shtesat për rrezikshmëri. Polici i thjeshtë ka koeficient 3, ndërkaq polici i ri 1.0.

Ligji le hapësirë për përcaktim të të ardhurave me vendime të organeve të tjera, duke lënë hapësirë që prapë me vendime ekzekutive të krijohen pabarazi në të ardhura.

Me nenin 27, ju ruhen pagat e larta të atyre që për shumë vite kanë përfituar shumëfish më shumë se vartësit e tyre ose të punësuarit e tjerë. Kjo bie ndesh me qëllimin e këtij ligji, që është harmonizimi i pagave në sektorin publik.

Si i tillë, ky ligj duhet të tërhiqet. Ligji duhet të rishkruhet në konsultim me të gjithë kategoritë e të punësuarve në sektorin publik.

Qeveria duhet të anulojë vendimin për rritje të pagave për vete, sepse ai vendim paraqet konflikt të interesit sipas vlerësimit të Agjencisë Antikorrupcion që është organi i vetëm që vlerëson ligjërisht konfliktin e interesit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme