Hoti: Mali i Zi na njohu pa e demarkuar kufirin, Serbia po kamuflon për shkëmbim territoresh

Prishtinë | 29 Nën 2018 | 11:48 | Nga Ekonomia Online

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se qëndrimi i Serbisë se nuk e njeh pavarësinë e Kosovës pa i definuar kufijtë është një kamuflim për të hyrë në negociata për shkëmbim të territoreve.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka rikujtuar se Mali i Zi e kishte njohur Kosovën edhe pa e demarkuar kufirin.

Postimi i plotë:

  1. Deklarimi se Serbia nuk do ta njeh Kosoven pa e definuar kufirin qe i ndan dy shtetet nuk qendron dhe eshte vetem kamuflim per te hyre ne negociata per shkembim territoresh. Mali i Zi na ka njohur pa e demarkuar kufirin, bazuar ne parimim e paprekshmerise te kufijve sic kane ekzistuar deri me 1989. Na kane njohur 116 vende ende pa e demarkuar kufirin me te gjithe fqinjet tane. KFOR e ka mbrojtuar kufirin e Kosoves me Serbine nga viti 1999, duke e ditur sakte ku eshte, e edhe Serbia e ka ditur sakte pasi eshte detyruar te terhiqet pertej zones se sigurise prej pese kilometrave nga kufiri me Kosoven.
  2. Temat qe mendohet te perfshihen ne dialog prekin rregullimin kushtetues te Kosoves dhe nuk jane ceshtje qe bisedohen me vende fqinje. Pse duhet te bisedohet me Serbine per zhvillimin ekonomik te Kosoves apo per infrastrukturen? Ceshtjet qe lidhen me trashegimine kulturore e religjioze te serbeve ne Kosove, si dhe me arsimin e shendetesine ne komunat me shumice serbe, jane te rregulluara me Planin e Ahtisarit dhe jane pjese e ligjeve te Kosoves. Per me teper, perfaqesuesit politik serb kane te drejte vetoje ne ndryshimet qe mund te ndodhin ne keto ligje.
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme