Hoti mbledh kryetarët e komunave: Po përgatitemi maksimalisht për fillimin e mësimit

Prishtinë | 24 Gus 2020 | 11:18 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është takuar me kryetarët e komunave për tu dakorduar për menaxhimin e pandemisë, përgatitjet për fillimin e mësimit dhe analizimin e efektit të masave ndaj Covid-19, raporton Ekonomia Online.

Hoti tha se në takim do të diskutohen disa çështje ku detaje do të japin edhe minisitrat Ramë Likaj dhe Armend Zemaj.

Sipas kreut të Qeverisë, ministria e Arsimit ka analizuar edhe përvojat e vendeve tjera për mundësinë e fillimit të vitit të ri shkollor.

Ai më tej ka shtuat se janë duke u bërë përgatitjet maksimale që mësimi të fillojë në shkolla.

“Kemi pasur diskutime përmes platformave dhe është shumë mirë që sot po takohemi dhe po diskutojmë në pritje të fillimit të vitit të ri shkollorë dhe të masave që kemi në menaxhim të pandemisë”.

“Trendi i rasteve të reja ka filluar të bie, por kjo nuk është shenjë që ne i kemi dal në krye kësaj çështje, sepse numri i të vdekurve vazhdon të jetë i lartë dhe plotë familje po humbin të dashurit e tyre”.

“Gjithashtu jemi edhe para fillimit të vitit të ri shkollor. Ministri i Arsimit ka bërë një punë të mirë me studimin e përvojave të vendeve të ndryshme”.

“…duke pasur parasysh edhe shëndetin e nxënësve dhe arsimtarëve në shkolla dhe në të njëjtën kohë nuk mbetemi prapa sa i përket plan programit dhe sigurimit të cilësisë”.

Pas fjalës hyrëse të kryeministrit, pjesa tjetër e takimit ka qenë e mbyllur për mediet.

Të ngjashme