Hoti me ekip dialogu dhe këshill ekspertësh

Prishtinë | 02 Kor 2020 | 20:17 | Nga Ekonomia Online

Ekipin shtetëror të dialogut, ende nuk e ka kompletuar.

Pavarësisht kësaj, Kryeministri Avdullah Hoti ka vendos të formojë një këshill të ekspertëve për ta këshilluar atë.

Pjesë e tij do të jenë figura nga fusha të ndryshme, njofton Klan Kosova.

Pjesë e delegacionit të Kosovës në Rambuje ishin Veton Surroi e Blerim Shala. Mirëpo, këta të dy refuzuan të tregojnë nëse kanë marrë ftesë për t’iu bashkuar grupit.

As në ekzekutiv nuk dhanë emra. Por nuk mohuan angazhimin e anëtarëve të këshillit në një punë, që shefi i qeverisë nuk po arrin ta bëjë.

Të ngjashme