Hoti: Me Grenellin biseduam për sfidat që na presin

Prishtinë | 03 Jan 2020 | 14:23 | Nga Ekonomia Online

Një delegacion i LDK-së është takuar sot në Berlin të Gjermanisë me të dërguarin e posaçëm të presidentit amerikan, Donald Trump, për Ballkanin Përendimor, Richard Grenell.

Në këtë takim përveç nënkryetarit të LDK-së, Agim Veliu, i pranishëm ishte edhe ish-shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Avdullah Hoti, si dhe ish-ministri i Brendshëm, Skënder Hyseni.

Përmes një komunikate për media të lëshuar më herët nga LDK, u bë e ditur se Grenell kërkoi heqjen e taksës ndaj mallrave Serbe, si dhe krijimin e një atmosfere pozitive për rifillimin e dialogut.

E pak për takimin ka folur vet Avdullah Hoti. Ai ka thënë se takimi ka ndodhur në një ambient pune shumë miqësor.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti tha se me Grenellin diskutuan për sfidat që e presin Kosovën.

Nuk dihet nëse Grenell u kërkoi zyrtarëve të LDK-së të lëshojnë pe për koalicionin me VV-në, mirëpo Hoti la të kuptohet se miqësia me SHBA-të duhet respektuar.

Postimi i plotë:

Sot ne Berlin takuam Ambasadorin Grenell ne rezidencen e tij ne nje mengjes pune shume miqesor. Z.Grenell eshte i derguar special per Ballkanin i Presidentit Trump. Diskutuam per zhvillimet pas zgjedhjeve dhe per sfidat qe na presin. Miqesia me SHBA eshte e perhershme, por duhet kultivuar dhe respektuar.

Të ngjashme