Hoti: Menjëherë pas shpërbërjes së Kuvendit të caktohet data e zgjedhjeve

Prishtinë | 05 Gus 2019 | 16:50 | Nga Ekonomia Online

Shefi i Grupit Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, kërkon që pas shpërbërjes së Kuvendit të caktohet data e zgjedhjeve.

Hoti me këtë rast thekson se kjo duhet të jetë mësim për legjislaturat e tjera se nuk mund të qeveriset pa shumicë dhe legjitimitet politik.

“Kjo legjislaturë e Kuvendit duhet të jetë mësim për tjerat që vijnë, se nuk mund të qeveriset vendi pa legjitimitet politik dhe pa shumicë parlamentare, nuk mund të qeveriset me njerëz që nuk përfaqësojnë asgjë përveç interesave të caktuara.”

I pari i deputetëve të LDK-së shtoi se në seancën e 22 gushtit me kërkesë të subjektit politik që përfaqëson do të votohet marrëveshje me Bashkimin Evropian IPA, në vlerë prej 100 milionë euro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme