Hoti merr mbështetje nga ambasadorin i OSBE-së, Jan Braathu

Prishtinë | 09 Qer 2020 | 12:16 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, priti sot në takim shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadorin Jan Braathu.

Fillimisht ambasadori Braathu uroi kryeministrin Hoti për marrjen e detyrës së re, duke theksuar gatishmërinë e OSBE-së për të vazhduar bashkëpunimin me Qeverinë e Kosovës në dobi të forcimit të institucioneve demokratike të vendit si dhe të qeverisjes së mirë.

Në këtë takim, u bisedua për gjendjen e përgjithshme politike në Kosovë si dhe thellimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen.

Kryeministri Hoti, falënderoi Ambasadorin Braathu për përkrahjen e OSBE-së për institucionet e Kosovës, duke theksuar vullnetin për bashkëpunim të mëtejmë në avancimin e proceseve, në të cilat mbështetja e OSBE-së është mjaft e rëndësishme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme