Hoti – Muratit: Mungesa e rezultateve të kanë bërë më agresiv. S’ke qenë kështu

Prishtinë | 26 Maj 2022 | 13:18 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti iu është drejtuar sot në Kuvend ministrit Hekuran Murati për kredi për çështje sociale, duke i thënë se është bërë shumë agresiv.

“Hera e parë që një ministër i Kosovës ia sjell Kuvendit marrjen e një kredie për mjete sociale. Kam përshtypjen që mungesave e rezultateve të kanë bërë shumë agresiv. Nuk ke qenë kështu. Ke qenë bashkëpunor i imi. Pranojë faktin, mos me këtë gjuhë të komunikimit’’, ka thënë Hoti.

Menjëherë replikën i’a ktheu Murati, duke i thënë se e ka gabim për kredinë.

‘’Kur thoni që s’ka pasë asnjëherë më duhet të them që është e pavërtetë. Më 2020 është sjellur një marrëveshje e tillë nën qeverinë tuaj. Ka pasë dhe ne e kemi votu’’.

Të ngjashme