Hoti ndërpritet me fishkëllima nga PSD-ja, akuzohet se s’po ndërmerr asgjë për të mbrojtur gratë

Prishtinë | 16 Sht 2020 | 11:47 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Një aksion “simbolik” me fishkëllima e hedhje fletësh në drejtim të kryeministrit Avdullah Hoti, ka ndërprerë për pak minuta diskutimin për dialogun, organizuar nga KDI-ja, raporton Ekonomia Online. 

Natyra Kuçi dhe Teutë Rrusta, anëtare të Partisë Soacialdemokrate (PSD) kanë hedhur fletushka dhe me anë të bilbilave ia kanë ndërprerë fjalën kryeministrit Hoti, duke e akuzuar se nuk po ndërmerr asgjë për të mbrojtur gratë.

“As edhe një fjalë të vetme për dhunën ndaj grave nuk po e thoni. Gratë po rrezikohen në shtëpitë e tyre nga burrat. Çdo ditë po vritet nga një grua”, ka thënë aktivistja Rrusta.

“Nuk e gjeni asnjë person tjetër që e mbron më me vendosmëri të drejtat e grave dhe femrave. A doni që të dëgjoni deklarata çdo dite nga unë apo veprime konkrete nga institucionet në këtë drejtim”, u shpreh Hoti.

“Nuk e keni gjetur njeriun e duhur për ta bërë këtë veprim, sepse jam ne anën e juaj”, shtoi ai.

“Nuk je në anën tonë, derisa çdo ditë po vritet nga një grua dhe nuk asnjë veprim konkret nga Qeveria”, ka replikuar Natyra Kuçi, e cila është zëdhënëse e PSD-së.

Aksioni vjen pas rasteve të shtuara të vrasjeve dhe dhunës ndaj grave.



LEXONI EDHE:

Të ngjashme