Hoti në cilësinë e kryeministrit i shkon Thaçit për herë të parë në zyrë

Prishtinë | 15 Qer 2020 | 09:34 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Avdullah Hoti për herë të parë në cilësinë e kreut të Qeverisë i ka shkuar  në vizitë të parit të shtetit, presidentit, Hashim Thaçi, raporton Ekonomia Online.

Takimi ka qenë i mbyllur, përderisa u tha se për temat e takimit mediet do të njoftohen përmes komunikatave nga të dy institucionet përkatëse.

Thaçi e Hoti ditëve të fundit kanë pasur komunikim në distancë sa i përket primatit të udhëheqjes së dialogut me Serbinë.

Përderisa Thaçi, është shprehur i bindur si ai përfaqëson vendin në arenën ndërkombëtare, Hoti ka thënë se udhëheqjen e dialogut ia garanton vendimi i Gjykatës Kushtuese.

Të ngjashme