Hoti në Deçan: Koalicioni ynë do ta integrojë Kosovën në BE

Deçan | 04 Qer 2017 | 16:05 | Nga

Me qeverisjen e koalicionit të shpresës, Kosova do të shndërrohet në shtet të së drejtës dhe të ardhmes së mirëfilltë për qytetarët e Kosovës.

Kështu ka thënë kandidati i koalicionit AKR-LDK-LD-Alternativa për kryeministër Avdullah Hoti ka thënë në Deçan se në hapjen e Fushatës zgjedhore në komunën e Deçanit, ku bashkë me partnerët e koalicionit AKR-Alternativa, kanë bërë prezantimin e kandidatëve për deputetë në Kuvendin e Kosovës.

“Koalicioni ynë do ta integrojë Kosovën në BE, ne do ta formojmë edhe ushtrinë e Kosovës, por gjithmonë me bashkëpunim me miqtë tanë në ShBA dhe NATO-n. Është amanet i Presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova që ta ruajmë miqësinë tonë me ShBA-të dhe BE-në, ne gjithmonë do ta mbajmë këtë miqësi”, ka thënë ndër të tjera Hoti.

Ai ka shtuar se programi që ofron koalicioni i shpresës është alternativa e vetme, që siguron rritje ekonomike dhe mirëqenie për qytetarët e Kosovës.

“Me 11 qershor përcaktohet një periudhë 4 vjeçare për Kosovën. Atë ditë ne nuk guxojmë të gabojmë, duhet të mendojmë mirë dhe t’i votojmë njerëzit e punës, e ata janë në listën e koalicionit LDK-AKR-Alternativa”, ka thënë Hoti.

Ndërsa lideri i AKR-së Behgjet Pacolli ka thënë se janë do ta realizojnë amanetin e presidentit Rugova për një shtet të zhvilluar ekonomikisht.

“Jemi këtu për ta mbështetur shpirtërisht dhe me krejt çka është në mundësitë tona Dr. Avdullah Hotin, për kryeministër të ardhshëm të Kosovës. Ai është njeri i fjalës dhe ne duhet ta mbështesim me votën tonë me datën 11 qershor. Unë erdha me AKR-në dhe krejt çka kisha, në shtëpinë tonë të përbashkët, në shtëpinë e Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova”.

“Presidenti Rugova e donte bashkimin, ne tash jemi bërë bashkë dhe jemi të vendosur ta realizojmë porosinë e Presidentit Rugova për një Kosovë dinjitoze dhe për integrimin e saj në Bashkimin Evropian. Ne jemi ata që do ta ndërtojmë Kosovën dhe do ta zhvillojmë atë ekonomikisht”, ka shtuar Pacolli, i cili iu bëri thirrje deçanasve që me datën 11 qershor ta përkrahin kryeministrin e ardhëm të Kosovës, Avdullah Hotin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme