Hoti në Ferizaj: Shtylla kryesore e zhvillimit ekonomik janë bizneset, do të jemi afër tyre

Prishtinë | 18 Jan 2021 | 20:36 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryeministër i LDK-së, Avdullah Hoti, vizitoi një nga bizneset në Greme të komunës së Ferizajit, të cilët janë prodhues të mobilieve. Veprimtaria e tyre shtrihet jo vetëm në tregun kombëtar, por edhe në atë ndërkombëtar.

Kryeministri Hoti falënderoi pronarin e kompanisë, “Profil Star”, z. Bujar Sejdiu, për mikpritjen, si dhe përgëzoi atë për punën e tyre, duke i siguruar për mbështetjen e bizneseve, siç është buxheti për kokë banori, me të vetmonmin fokus, që të mbahen bizneset gjallë.

“Është e nevojshme që gjatë këtij viti, të fokusohemi në thjeshtësimim e procedurave burokratike, në hapjen e tregut, në heqjen e barrierave, si dhe në eksportin me vendet e huaja”, theksoi kryeministri në detyrë Hoti.

Ndër të tjera, ai nënvizoi se shumë shpejt do të përgatitet një “Pako Fiskale 3”, e cila do të koncentrohet disa gjëra kryesore, siç janë: zvogëlimi i burokracisë, unifikimi i licencave me platforma online, në mënyrë që gjithçka të jetë transparente.

Po ashtu, Hoti premtoi se brenda këtij viti, do të nisen projekte të mëdha, të cilat do të ndërrojnë komplet ambientin e ekonomisë në vend.

Sa i përket marrëveshjes së Uashingtonit, Kryeministri Hoti theksoi se, kjo marrëveshje në aspektin ekonomik do të përshpejtojë zhvillimin ekonomik të vendit dhe Kosova në vitet e ardhshme do të kthehet në një zonë të gjallëruar me mijëra vende të reja të punës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme