Hoti në FSK: Pavarësia ëndërr e realizuar, mbetet shumë punë për integrim

Prishtinë | 17 Shk 2021 | 12:36 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti në ceremoninë e mbajtur në kazermën FSK-së “Adem Jashari”, në 13 vjetorin e pavarësisë tha se përvjetorët janë momente të veçanta për të kujtuar ata që sakrifikuan për vendin, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se Pavarësia e Kosovës është ëndërr e realizuar dhe duhet ende punë për aspiratat në integrim evropian.

“Përvjetorët janë momente të veçanta për të kujtuar ata që sakrifikuan gjithçka. Ditët si këto na sjellin vlerat me të larta të atdhe dashurisë dhe marrim fuqinë për borxhin që ju kemi fëmijëve tanë që Kosovën ta bëjmë vend të realizimit të ëndrrave. Pavarësia e Kosovës është ëndërr e realizuar dhe mbetet shumë punë për aspiratën për integrim. Sot në përvjetorin e 13 festojmë ëndrrën e realizuar të heronjve për ti dhënë mundësi djemve dhe vajzave”, tha Hoti.

Të ngjashme