Hoti: Ne i hoqëm sanksionet dhe forcuam marrëdhëniet me aleatët

Prishtinë | 11 Jan 2021 | 19:30 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryeministër nga LDK-ja, Avdullah Hoti, këtë të premte ka qenë për vizitë në Obiliq.

Ai ka thënë se ka qenë në krye të detyrës si kryeministër i ka hequr sanksionet që i ishin vendosë Kosovës dhe i ka forcuar marrëdhëniet me aleatët euroatlantikë, transmeton Klan Kosova.

“Përderisa kryeministri i mëparshëm i acaroi marrëdhëniet me aleatët, duke shkuar deri në vendosjen e sanksioneve, ne për gjashtë muaj i normalizuam ato marrëdhënie, e kthyem besimin dhe morën përkrahje politike, përkrahje financiare në vlerë prej 1 miliard dollar dhe bashkëpunim ushtarak, duke mundësuar Forcën tonë të Sigurisë që të rreshtohet krahas ushtrisë amerikane për të kontribuar për paqen në botë”, ka thënë Hoti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme