Hoti në Institutin e Mjekësisë Ligjore: Shtrëngimi i masave konform rekomandimeve

Prishtinë | 12 Tet 2020 | 15:19 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Avdullah Hoti ka vizituar Institutin e Mjekësisë Ligjore, raporton Ekonomia Online.

Hoti ka thënë se ditëve më vazhdim do të pranojnë një elaborat për nevojat e Institutit në mënyrë që të lehtësohet puna në përmbylljen e identifikimi të 300 mbetjeve mortore.

“Diskutuam që ditët e ardhshme do të pranojë një elaborat për nevojat që i ka Institutit dhe komisioni për të pagjetur në mënyrë që të lehtësohet puna dhe në përmbylljen e 300 mbetjeve mortore që janë në Institutit”.

“Kjo është çështja më e ndjeshme dhe për familjet që ende presin të dinë për fatin e familjarëve të tyre”.

Ai ka folur edhe për shtrëngimin e masave anti-Covid, ku ka thënë se çdo gjë do të bëhet konform rekomandimeve.

“Ju jeni në dijeni për protokollet se si funksionoj q shkollat dhe në atë moment që paraqitet një rast shkolla do të mbyllet, edhe masat do të merren konform rekomandimeve”.

Ndërsa drejtori i Institutit, Arsim Gërxhaliu ka falënderuar Hotin për vizitën, si dhe ka kërkuar ndihmë nga institucionet e vendit, raporton EO.

“Biseduam për mbetjet mortore që janë në morg dhe ja shpjeguam procedurat dhe problemet që i ka ky proces dhe për atë se çka është e nevojshme që institucionet të na ndihmojnë”.

Të ngjashme