Hoti: Në Kuvend po kalojnë vetëm pikat e pozitës, ka mungesë të demokracisë

Prishtinë | 15 Maj 2019 | 16:24 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, në një konferencë për media ka thënë se Kuvendi po vazhdon me seanca të dështuara, ndërsa për këtë ka thënë se kryeparlamentari nuk po merr përgjegjësi, raporton EkonomiaOnline.

Sipas tij, në seanca po votohen vetëm ato pika që po kërkohen nga pozita.

“Sot ishte edhe një seancë e dështuar në kuvend në mesin e shumë seancave që kanë dështu. Kemi pasë 61 pika nga seancat që janë mbajtur. Kanë qenë pika nga 11 seanca që pothuajse asnjëra nuk është mbyll me votim.  Në kuvend kalojnë vetëm ato pika që dëshiron ti mbështesë pozita dhe natyrisht ato pika që Kadri Veseli arrin t’i marrë me ndihmën e PSD”.

Ai ka akuzuar kryeparlamentarin Kadri Veseli, i cili sipas tij nuk po ndërmerr asgjë, pasi që është  edhe shef i PAN-it.

“Kryetari i kuvendit që e quan veten shef të PAN-it nuk merr asnjë përgjegjësi për kaosin ku e ka fut kuvendin tash e sa kohë. U bën një vit që institucionet udhëhiqen në mënyrë jodemokratike. Ne si LDK jemi të vendosur të mos lejojmë këtë formë të qeverisjes dhe kemi tregua që ky koalicion nuk mund të udhëheq në mënyrë demokratike. Ne jemi të vendosur të vazhdojmë në këtë formë të të bërit opozitë”.

Të ngjashme