Hoti në Prishtinë: Tetë vjet propagandë në kryeqytet, arsye që të votohet LDK-ja

Prishtinë | 11 Shk 2021 | 13:05 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka thënë se në tetë vjet qeverisje Prishtinës iu servua vetëm propagandë, andaj kjo duhet të jetë arsye që qytetarët ta votojnë LDK-në masovisht.

“Sa më shumë që po i afrohemi ditës së dielë, 14 shkurtit, aq më shumë po bindem në fitoren e madhe që do të arrijmë në këto zgjedhje. Ju keni arsye më shumë se kushdo tjetër ta mbështesni Lidhjen Demokratike të Kosovës më 14 shkurt. Mos e falni besimin tuaj sikurse në vitin 2014 dhe 2017. Prej tetë vitesh, në vend të qeverisjes, juve qytetarë të nderuar të Prishtinës iu servua propaganda. Qytetarët e Prishtinës sot kanë shumë më shumë arsye të dalin masovisht në përkrahje të Lidhjes Demokratike”, ka thënë ai.

Hoti poashtu ka thënë se kryeqyteti më LDK-në do të jetë nyja lidhëse për hekurudhat moderne të rajonit dhe më gjerë.

“Në vizionin tonë dhe me projektet konkrete tashmë të siguruara, nga qeverisja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Prishtina do të shndërrohet, jo vetëm një kryeqytet modern, qendër administrative, e arsimit, e kulturës, e rinisë dhe sportit, por edhe një nyje rajonale të zhvillimit ekonomik e teknologjik. Nëpër Prishtinë do të kalojnë të gjitha autostradat që lidhin Ballkanin. Prishtina do të jetë nyja lidhëse për hekurudhat moderne të rajonit dhe më gjerë”, ka shtuar ai.

Hoti ka ftuar qytetarët që më 14 shkurt të votojnë LDK-në për zgjidhjen e shqetësimeve të tyre.

“LDK-ja nuk ka bashkëjetuar dhe nuk do të bashkëjetojë me krimin e korrupsionin. Prandaj, rivalët tanë e kanë të vështirë të punojnë me ne. Sepse nuk mund ta durojnë vullnetin e LDK-së për të punuar drejt dhe për të qeverisur me duar të pastra. Ne gjithmonë kemi mbrojtur shtetin dhe interesat e qytetarëve të Kosovës. Prandaj, më 14 shkurt, siç thoshte Presidenti Rugova, vishuni bukur, merrni të afërmit dhe miqtë tuaj dhe shkoni e votoni për Lidhjen Demokratike të Kosovës, numrin 132. Më 14 shkurt, ne ua hapim dyert të gjithë qytetarëve, I thërrasim të dalin në zgjedhje dhe të votojnë kandidatët tanë për deputetë në numrin 132. Sepse kjo është adresa e zgjidhjes së shqetësimeve të tyre. Dhe u themi se shqetësimi i tyre për gjeneratat e reja mund të zgjidhet vetëm duke votuar LDK-në në këto zgjedhje”, ka thënë ai.

Të ngjashme