Hoti në Prizren: bizneset e vogla, prioritet i Qeverisë

Prishtinë | 19 Jan 2021 | 20:24 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka vizituar dy biznese të vogla në Prizren.

Kanidati për kryeministër nga LDK, Avdullah Hoti, falënderoi pronarët e “Aurorës”, “Beskës”, pastiqerinë”Karamel për mikpritjen e tyre, duke u ofruar mbështetjen e tij për bizneset private. Ai tha se bizneset e vogla duhet të kenë siguri juridike.

“Sektori privat është gjenerator i rritjes ekonomike dhe punësimit, prandaj qeveria jonë do të vlerësojë kornizën ligjore dhe do të ndryshojë atë në përputhje me zhvillimet në treg. Eliminimi i barrierave ligjore dhe zvogëlimi i burokracisë, do të jetë fokus i qeverisjes tonë”, tha kryeministri Hoti.

Gjatë vizitës në Prizren, kryeministri Hoti vizitoi edhe punëtorinë për aftësim ptofesional të artizanatit të filigranit, pastiqerinë “Karamel”, agjencionin e udhëtimeve “Diamond vector” dhe sallonin e flokëve “De Luv”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme