Zv.kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se nëse taksa hiqet komplet nesër, që të martën duhet të shkojnë në krye të dialogut në Shtëpinë e Bardhë.
‘’Mos heqja e taksës na mban neve të izoluar në Prishtinë. Nëse taksa hiqet nesër, të martën jemi në Shtëpinë e Bardhë në krye të procesit të dialogut. Qeveria, Kurti dhe unë, jemi në krye të dialogut”, ka thënë Hoti sonte në Pressing.
“Kemi ftesë tash e tri javë. Ejani në krye, hiqeni taksën. Java tjetër është momemtun i rëndësishëm në zhvillimet e dialogut’’.