Hoti nga Parisi në Prishtinë, sot në 18:00 mbledh Komitetin për pandeminë COVID-19

Prishtinë | 08 Kor 2020 | 15:37 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avduallah Hoti, sot në orën 18:00 do të mbledh Komitetin për koordinimin dhe vlerësimin e situatës emergjente me COVID-19.

Një gjë e tillë është konfirmuar nga zyra për media e kryeministrisë përmes një komunikate për media.

Takimi do të mbahet në ndërtesën e qeverisë së Kosovës.

“Kryeministri Avdullah Hoti merr pjesë në takimin e Komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës emergjente me korona virus”, thuhet në njofitm.

Hoti dje ka qëndruar për një vizitë zyrtare në Paris, ku është takuar me presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Të ngjashme