Hoti nga Rahoveci zotohet për mbështetje të prodhuesve vendës

Rahovec | 21 Dhj 2020 | 13:04 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Avdullah Hoti dhe ministri i Bujqësisë Besian Mustafa kanë vizituar laboratorin e  mikrovinifikim në Rahovec, raporton Ekonomia Online.

Me këtë rast ai u zotua se Qeveria do të mbështes prodhuesit vendës, duke kërkuar që të ruhet varietet autoktone sidomos në fushën e vreshtarisë.

Sipas tij, në këtë laboratorë edhe studentët do të kenë mundësi të kryejnë praktikën, ngase vendit i duhet ekspertë të kësaj fushe.

“Duke mundësuar që të ruajmë varietet autoktone përmes këtij laboranti bëhen të gjitha analizat e nevojshme.

“…studentët të kryejnë praktikën, na duhet ekspertë të kësaj fushe. Për disa vite ne do të vendosim në hartën evropiane sa i përket vreshtave dhe varieteteve të verërave”.

Përderisa ministri Mustafa tha se do të vazhdojë mbështetja për bujqit dhe sektorin e vreshtarisë në rritjen e kapaciteteve prodhuese, raporton EO.

“Ky laboratorë këtu është një hallkë e rëndësishme e zinxhirit, i cili që nga vreshtat e deri tek plasimi i produkteve të verës përmbyllë ciklin duke ndihmuar prodhuesit dhe përpunuesit e këtyre produkteve, që të vendosim Kosovën në hartën ndërkombëtare të këtyre produkteve natyrisht duke pasur ministrinë e Bujqësisë dhe Qeverisë së Kosovës në ndihmë”.

Të dy vizitën e kanë vazhduar edhe në “Bodrumin e Vjetër”në “Biopak”, për të parë nga afër fazat e prodhimit, por edhe vështirësitë që kanë pasur këta prodhues gjatë pandemisë.

Ndërsa në orët e pasdites Kryeministri Hoti morri pjesë në inaugurimin e një ferme, në fshatin Bërkoc, të Komunës së Gjakovës.

“Më vjen mirë që po kompletohet ngadalë rrjeti i fermerëve, që i plotëson standardet më të mira për këtë veprimtari”, u shpreh ai.

Të ngjashme