Hoti nga Vushtrria: Do të krijojmë fond për kompensim e dëmeve nga vërshimet

Vushtrri | 13 Jan 2021 | 14:09 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti, ka vizituar komunën e Vushtrrisë, respektivisht lumin Sitnica, pas vërshimeve të shkartuar nga reshjet e mëdha të shiut ditëve të fundit, raporton Ekonomia Online.

Hoti me këtë rast tha se të gjitha komunat e kanë menaxhuar situatën pas vërshimeve në mënyrë të duhur.

Ai ka paralajmëruar vlerësimin e dëmeve dhe krijimin e një fondi për kompensimin e tyre, duke shtuar se gjatë së enjtes për këtë çështje do të takohet me kryetarët e komunave.

“Nesër kam ftuar takim me kryetarët e komunave për të lëvizur me komisionet dhe për të vlerësuar dëmet, përmes një fondi që t’u ndalim në ndihmë familjeve në nevojë”.

Kryetari i kësaj komune, Xhafer Tahiri tha se gjendja pas vërshimeve ka qenë e rëndë, duke sqaruar se dëmet janë të konsiderueshme, raporton EO.

“Dje ka qenë dita ma e rëndë pas vitit 1979 për komunën tonë. Të gjithë jemi të vetëdijshëm që uji nuk ndalet, por do tentojmë të dalim nga kjo situatë”.

Të ngjashme