Hoti ngushëllon Qeverinë dhe popullin libanez për tragjedinë në Bejrut

Prishtinë | 05 Gus 2020 | 11:56 | Nga Ekonomia Online

Me rastin e tragjedisë së djeshme në Bejrut të Libanit, ku si pasojë e një shpërthimi kanë humbur jetën dhjetëra qytetarë të këtij vendi, kryeministri Hoti ka dërguar mesazh ngushëllimi për Qeverinë dhe popullin libanez.

Në këtë mesazh thuhet se lajmi për tragjedinë në Bejrut, në Kosovë është pritur me dhembje të thellë

Në emër të Qeverisë të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta Qeverisë dhe popullit të Libanit për shuarjen tragjike të jetës së dhjetëra qytetarëve libanezë, të cilët pësuan nga shpërthimi i djeshëm në Bejrut.

Edhe në Kosovë, si kudo në botë, lajmi tronditës për këtë tragjedi është pritur me dhembje të thellë.

Le të shndërrohet kjo tragjedi në besim dhe vendosmëri për të punuar edhe më fort për një botë paqësore dhe për miqësi mes popujsh e vendesh!

Shpirtërisht dhe në lutje jemi me popullin e Libanit në këto çaste pikëllimi!

Zoti i bekoftë viktimat e kësaj tragjedie dhe familjet e tyre!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme