Hoti niset për Prishtinë, thotë se Ramën e pret në Prizren për të nisur punë të tjera

Prishtinë | 02 Tet 2020 | 19:20 | Nga Ekonomia Online

Pas mbledhjes së përbashkët ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, Kryeministri Avdullah Hoti është nisur për në Prishtinë.

Në llogarinë e tij në Facebook, Hoti ka postuar një fotografi me homologun Edi Rama, ku e ka ftuar atë të takohet në Prizren së shpejti.

“Në nisje për Prishtinë, e falënderova Kryeministrin Rama për një mbledhje shumë përmbajtësorë të dy qeverive tona”.

“E pres së shpejti në Prizren për të nisur disa punë të tjera të përbashkëta”.

Të ngjashme