Hoti: Njohja reciproke dhe normalizimi i raporteve, parimet bazë të dialogut, besojmë te miqtë ndërkombëtarë

Prishtinë | 16 Kor 2020 | 21:09 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se procesi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka vetëm njohjen reciproke dhe normalizimi i raporteve në mes të dy vendeve, raporton Ekonomia Online.

Këtë shefi i ekzekutivit e ka quajtur si parim bazë dhe qëllimi përfundimtar i këtij procesi, teksa ka thënë se me kërkesë të tyre temë tjetër kanë qenë personat e pagjetur dhe çështjet ekonomike.

“Pas 20 muajsh, sot e rifilluam procesin e dialogut në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. Njohja reciproke dhe normalizimi i raporteve në mes të dy vendeve janë parimet bazë dhe qëllimi përfundimtar i këtij procesi”.

“Me kërkesën tonë, dy temat e takimit të parë ishin personat e pagjetur dhe çështjet ekonomike. Për ne tek ekonomia përfshihen edhe kompensimi i dëmeve të luftës, suksesioni, borxhi shtetërorë, pensionet, kursimet në banka, pagat e humbura të punëtorëve të larguara nga puna, dëmtimet e pronës private dhe çështje të tjera që do të vazhdojnë të diskutohen në takimet e ardhshme. Jemi të vendosur që çështja e të pagjeturve të mbyllet sa më shpejt, sepse ndjejmë obligim moral ndaj familjeve të tyre”, ka shkruar Hoti.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shefi i qeverisë ka thënë se me mbështetjen e miqve ndërkombëtare mund të arrihen qëllimet e Kosovës. Thotë se njëjtë kanë besuar edhe në mbështetjen për çlirim dhe pavarësi të Kosovës.

 “Destinacioni i Kosovës është integrimi euro-atlantik. Dialogu nuk ka alternativë. Me mbështetjen e miqve do të arrijmë qëllimin tonë, sepse është në interes të Kosovës dhe Serbisë, në interes të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit në rajon, si dhe në interes të BE-së dhe SHBA-së. Gjatë këtij procesi të vështirë, ne besojmë plotësisht në miqtë tanë ndërkombëtarë, siç kemi besuar në të kaluarën kur ata e mbështetën çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës.

Të ngjashme