Hoti: Nuk do të humbas kohë me politika konfrontuese, do të filloj punët menjëherë

Prishtinë | 21 Maj 2020 | 22:45 | Nga Ekonomia Online

I nominuari i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti, ka folur për programin e rimëkëmbjes së ekonomisë pas pandemisë COVID-19 nëse ai do të bëhet kryeministër.

Hoti ka thënë se për këtë gjë kanë punuar që nga dekretimi i tij nga presidentit i vendit.

Ai ka thënë se nuk do të humbasë kohë si Albin Kurti por do të fillojë të punojë që në ditën e parë.

“Nuk do të shkoj aty të familjarizohem e të mësohem me zyret, por që në ditën e parë menjëherë pas një ore do filloj punën”

“Do të shihni një model komplet tjetër të qeverisjes, do ofrojmë një qeverisje normale. Kemi nevojë për një qeverisje që sillet normalisht që heqim nga përdorimi gjuhën konfrontuese”, ka thënë Hoti.

Të ngjashme