Hoti: Nuk duhet të ankohemi në Brukselin, por t’i ndërrojmë politikanët

Has | 28 Maj 2017 | 19:22 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka thënë se Kosova duhet të ketë një kuvend funksional, dhe jo që ka probleme e pengohet nga gazi lotsjellës.

“Nuk mundemi me mbetë vrimë e zezë në Ballkan. Brukseli nuk është ai në të cilin duhet të ankohemi. Por, janë politikanët e Kosovës ata që duhet të ndërrohen”, ka thënë Hoti.

Ai i ka bërë komentet gjatë një takimi me banorë të fshatin Gjonaj të Hasit, në vazhdim të fushatës për zgjedhjet e 11 qershorit.

Hoti ka thënë se është me fat që i prin listës së një partie e cila ekziston e vepron qe 27 vjet.

Hoti: Kam marrë përkrahjen e themeluesve të LDK-së për koalicionin e fitores

Ai tha se ditëve të fundit ka takuar shumë prej themeluesve të LDK-së, për t’i prirë koalicionit të fitore në zgjedhjet e 11 qershorit.

“Ka qenë nder për mua që kam marrë besimin e strukturave dhe themeluesve të LDK-së, për të qenë në krye të një koalicioni i cili do ta zhvillojë Kosovën në aspektin e brendshëm dhe do ta fuqizojë imazhin e saj në arenën ndërkombëtare. Jam takuar privatisht me shumë prej themeluesve të LDK-së, nga të cilët kam marrë bekimin për ta udhëhequr koalicionin e fitores”, ka thënë Hoti.

Në bashkëbisedime me banorët, Hoti ka shprehur besimin se Hasi do të mbetet “bastion” i LDK-së.

Ai iu ka kërkuar hasjanëve që ta përkrahin projektin e tij për Kosovën e zhvilluar pa krim dhe korrupsion, ashtu siç hasjanët e kanë përkrahur gjithmonë presidentin Rugova.

“Programi i Koalicionit Qeverisës mbështetet mbi parimet dhe vlerat demokratike dhe merr parasysh nevojat dhe prioritetet nacionale të Kosovës, me fokus në forcimin e sundimit të ligjit dhe të zhvillimit ekonomik”.

“Ne kemi përgatitur një program, ku zënë vend nga fëmijët e deri tek pleqtë”, ka theksuar Hoti.

Ai ka shtuar se Koalicioni Qeverisës në programin e vet ofron mundësi për realizimin e vizionit për Kosovën shtet të pavarur dhe demokratik, shtet të zhvilluar dhe të integruar në strukturat evroatlantike.

“LDK-ja dhe aleatët e saj angazhohen për funksionim të pavarur të legjislativit, ekzekutivit dhe gjyqësorit, duke krijuar kushte për ngritje të efikasitetit të tyre”, ka thënë Hoti.

Sipas tij, programi i LDK-së ofron zhvillim ekonomik, mirëqenie e luftë kundër korrupsionit, integrim në BE dhe NATO, ashtu siç e ka thënë vazhdimisht presidenti historik, Ibrahim Rugova.

Hoti është zotuar se LDK-ja do të qeverisë me “duar të pastra”.

Kryetari i Degës së LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli ka thënë se reformat ekonomike dhe fiskale të cilat i ka bërë Hoti kanë krijuar bazën e zhvillimit të Kosovës. Ai ka thënë se qytetarët e Hasit, Prizrenit dhe gjithë Kosovës janë bashkuar rreth projektit të LDK-së për të fituar në zgjedhjet e 11 qershorit.

Të ngjashme