Hoti: Nuk e votojnë IPA-n nëse Haradinaj nuk jep llogari si u formua Qeveria

Prishtinë | 02 Tet 2017 | 11:03 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti, ka deklaruar se deputetët e kësaj partie nuk do të marrin pjesë në ratifikimin e marrëveshjes së IPA, nëse kryeministri i vendit Ramush Haradinaj nuk jep llogari lidhur me atë se si është formuar Qeveria e Kosovës.

“Nëse ju nuk qëndroni për të dhënë llogari si është formuar qeveria, për pazaret politike, ne nuk do të qëndrojmë për votimin e marrëveshjes IPA që kërkon 2/3 votat e opozitës”, tha Hoti.

Për nesër, pritet të mbahet një seancë e re, për shqyrtimin e Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes financiare për IPA 2016 midis Kosovës dhe Bashkimit Evropian, në vlerë prej 70.5 milionë euro.

Hoti ka folur edhe demarkacionin me Malin e Zi.

‘Është për keqardhje se si është adresuar për media kryeministri për Demarkacionin. LDK si gjithmonë ka me qenë opozitë konsoltive por nuk do të lejojmë që institucionet dhe shoqëria kosovare të degradojë nga kjo qeverisje”.

 

Të ngjashme