Hoti: Nuk i takon politikës të vendos se a kanë apo jo të drejtë institucionet në vendimet që marrin

Prishtinë | 21 Jan 2021 | 15:45 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti dhe kandidati i LDK-së për kryeministër në zgjedhjet e 14 shkurtit, ka thënë se institucionet janë të pavarura për të marrë vendime dhe si takon politikës të vendosë për këtë.

Hoti përmes një postimi në Facebook, ka thënë se vendimi i tyre është obligim të respektohen.

Postimi i plotë:

Përmbahuni nga fyerjet ndaj institucioneve të pavarura. Nuk i takon politikës të vendos se a kanë apo jo të drejtë ato institucione në vendimet që marrin. Ne kemi për obligim të respektojmë vendimet e tyre.

Ne, po ashtu, mundemi që nesër të krijojmë bazën ligjore dhe Kushtetuese, në Kuvendin e Republikës, për të avancuar vendimmarrjen e këtyre institucioneve sipas standardeve me te larta evropiane.

Por, sot dhe çdo herë, u nënshtrohemi vendimeve të tyre. Ndryshe nuk ndërtohet shteti. Shteti nuk është lojë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme