Hoti: Nuk jam kandidat për kryeministër

Prishtinë | 13 Maj 2017 | 18:17 | Nga

Ministri në detyrë i Financave që vjen nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka demantuar lajmin, e dhënë nga disa media, se ai do të jetë kandidati i ardhshëm për kryeministër të Kosovës nga radhët e LDK-së.

“Unë nuk do të jem kandidat për kryeministër nga LDK. LDK e ka kandidatin për kryeministër”, ka thënë Hoti.

“Unë jam kryetar i degës së LDK-së në Rahovec. Nëse dega më jep besimin, unë do të jem në listë për deputet”, ka pohuar Hoti, derisa ka lutur mediat që të largojnë lajmet ku thuhet se ai është kandidat për kryeministër.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme