Hoti: Nuk ka investim më produktiv se ai në bujqësi

Prishtinë | 09 Sht 2020 | 10:40 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka thënë se nuk ka investim më produktiv se ai në bujqësi.

Këto deklarata ai i bëri gjatë përurimit të punimeve në sistemin e ujitjes Radoniqi-Dukagjini, raporton Ekonomia Online.

Hoti tha se është i lumtur që ky projekt i filluar para 5 vjetëve po përfundon sot.

“Jam shumë i kënaqur që para 5 vjetëve e kemi filluar, sot arrijmë të përfundojmë, pjesën që lidhë Radoniqin me Dukagjinin”.

“Jam i lumtur që me këtë sistem mund të zbulohet hapësira prej 5000 hektarëve deri në dhjetë mijë dhe të shtrijmë deri në 30 mijë hektarë”.

“Nuk ka investim më produktiv sesa investimi në bujqësi sepse e rrit produktivitetin së paku tri herë”, tha Hoti.

Ndërsa, Ministri i Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, tha se investimi që është përuruar do të rrisë cilësinë e bujqësisë në Kosovë.

“Do të rrisë cilësinë bujqve të Kosovës në përgjithësi. Zotimi dhe puna jonë në projekte si ky sot ngrit cilësinë e jetës në zonat rurale .Për bujqit ky investim dhe shumë të tjera të ujitjes do të sigurojnë rritje të rendimentit të kulturave që kultivojnë”.

Ministri Mustafa tha se me këto investime bujqësia  kosovare do të jetë konkurrente me bujqësinë e rajonit dhe Evropës.

“Ne nuk do ndalemi asnjëherë dhe do ju ndihmojmë buqëve duke u siguruar ushqim të shëndetshëm”, tha ai.

Kryetari i Komunës së Gjakovës Ardian Gjini, përurimin e këtij projekti e ka quajtur festë, raporton EO.

“Sot është një ditë e mirë për të gjithë bujqit e Dukagjinit dhe po besoj që bujqit duhet të festojnë, në gjithë Kosovën”.

Ai tha se për një kohë të shkurtër Kosova do t’i sheh të gjitha frytet.

“Kemi pasur rënie të produktiviteti në Bujqësi. Bujqit e anës së Drinit janë njerëz që kanë shumë zell për punë”.

Të ngjashme