Hoti nuk përjashton koalicionin me VV-në, “PDK në opozitë”

Prishtinë | 24 Maj 2017 | 21:34 | Nga

Avdullah Hoti, kandidat për kryeministër i koalicionit LDK-AKR-Alternativa nuk e përjashton mundësinë për koalicion paszgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Është në të mirën e të gjithëve që PDK të mbetet në opozitë dhe ju siguroj që do mbetet për një kohë të gjatë”, ka thënë Hoti në Rubikon të KTV-së i pyetur se çka do të vepronte në një situatë ku do t’i kërkohej koalicion pas-zgjedhor për formimin e qeverisë.

Ai thotë se mbeten prapa kundërshtimit të një bashkëpunimi të mëtutjeshëm me PDK-në duke mos lënë jashtë mundësinë për partneritet me subjekte tjera.

“Është herët të thuhet, por në parim PDK duhet lënë në opozitë, edhe atë për një kohë të gjatë”, ka thënë ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme