Hoti nuk do të jetë kandidat i LDK-së për kryetar të Prishtinës

Prishtinë | 03 Pri 2017 | 14:12 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Financave, Avdullah Hoti ka mohuar zërat se do të jetë kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të komunës së Prishtinës.

Hoti në një konferencë për media theksoi se LDK-ja ka kandidatë më të mirë se ai për kryetar të Prishtinës.

“Nuk është e vërtetë se do të kandidohem për kryetar të Prishtinës. Ka brenda partisë kandidatë më të mirë. Unë e kam një detyre si ministër i Financave”, tha Hoti.

Ditë më parë edhe ministri i Punës dhe Mirëqenjes Sociale, Arban Abrashi ka mohuar të jetë  kandidat i mundshëm i LDK-së për kryetar të Prishtinës

Të ngjashme